Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: Kur protestat e opozitës të fillojnë mos të ndalojnë, jemi në situatë alarmante

Balliu: Kur protestat e opozitës të fillojnë mos të

Shefi i organizimit të PD-së, Klevis Balliu ka folur për aksionin opozitar dhe riorganizimin e PD-së.

I ftuar në SYRI TV, Balliu tha se sot opozita është e vërtetë dhe se kur protestat të fillojnë nuk do të ndalen.

Kemi mbledhur disa grupe pune. Do të fillojnë kontaktin me çdo anëtar të PD dhe me çdo qytetar të vendit. Sot kemi afera korruptive nga më të ndryshmit. Ajo e portit të Durrësit ka të bëjë me Vuçiçin pasi ajo po i jepet Vuçiçit.

Thelbi i të gjithë organizimit të aksionit të PD-së është ndërthurja e aksionit partiak politik ideologjik me atë qytetar, ndaj dhe sot është një front për shpëtimin e Shqipërisë.

Sot nuk kemi opozitë pazaresh. Kur protestat e opozitës të fillojnë mos të ndalojnë. Do bëhet çdo gjë që kjo qeveri të rrëzohet. Jemi në situatë alarmante pasi brezi i ri o gjendet i vdekur në rrugë ose në burgje ose në gomone në Angli.

Kjo është rinia shqiptare sot dhe këtë e ka bërë Edi Rama qëllimisht. Shkatërron çdo mundësi për rininë për të bërë një punë për jetën e tyre dhe i la vetëm drogën dhe rrugën e krimit dhe largimin nga Shqipëria”, u shpreh Balliu.

 

Të fundit