Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: Me akuzën ndaj Berishës, SPAK shpalli kapitullimin moral dhe juridik te tij

Balliu: Me akuzën ndaj Berishës, SPAK shpalli kapitullimin moral dhe

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu ka komentuar akuzat që SPAK i komunikoi liderit të opozitës, Sali Berisha.

Në një reagim në Facebook, Balliu shkruan se me akuzën e ngritur ndaj Berishës, SPAK shpalli kapitullimin moral dhe juridik. Sipas Balliut, SPAK po e akuzon Berishën për korrupsion pa patur asnjë firmë të tij që ta provojë.

Balliu ka renditur rastet e korrupsionit të qeveris, duke theksuar se vendimi ndaj Berishës është fakt i vendosjes totale të fashizmit.

Reagimi:

Me akuzen ndaj Berishes, SPAK shpalli kapitullimin moral dhe juridik te tij!

Duke jetuar kohën dhe ditët ku korrupsioni qeveritar është në nivelet asgjesuese të shoqërisë shqiptare, kur sheh dhe prek se si Ministri i Brëndshëm Tahiri, pronar me gjithë kryeministrin i fermës më të madhe te kanabisit në botë, kur u kap me presh në dorë si trafikant u akuzua vetëm për shpërdorim detyre.

Kur sheh që Kryetari i Bashkisë të Tiranës record man botëror i vjedhjes së fondeve publike 100% ,dhe zot i aferës tronditëse të inceratorve pa incerator dhe nuk ka ende akuzë.

Kur sheh që Ministri i Shëndetësisë, komandant i një regjimenti vrastar të parave publike me kater koncesionet e shendetësisë plot 500 milion euro dhe ka akuze për shpërdorim detyre.

Kur fondet mijra milionëshe të Europës për bujqësinë vidhen nga ministria Krifca që strehohet sot në kryeministri dhe SPAK nuk ka akuzë.

Kur auditi i BEse e ka precize akuzën.

Kur sheh që Edi Rama e ka lëshuar tërë qeverinë dhe ingranazhin shtetëror të kullosë në para publike, befas SPAK bën një hap galopant drejt gremisjes së drejtesisë në xhepin e Edi Rames.

Akuzon për korrupsion Sali Berishën pa asnje firmë pa asnjë monedhë.

Dhe si për ta berë zezonë historike këtë krim të SPAK, presidenti Berisha akuzohet me gjithë dhëndrin.

Është absolutisht një kriter dhe logjikë Enveriste e goditjes raciste për të vetmin fakt se janë kundershtarë të rrezikshëm të regjimit.

Në shpirtin dhe memorien e secilit shqiptar, pavarsisht nga bindjet, kjo ngjarje e sotme nuk është këmbanë alarmi, është fakt historik i vendosjes totale të fashizmit dhe fashishtizimit të shtetit.

Të fundit