Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: Narkoqeveria nuk do ta ndalojë ndryshimin

Balliu: Narkoqeveria nuk do ta ndalojë ndryshimin

Klevis Balliu, së bashku me deputetin Tomor Alizoti, mori pjesë sot në një mbledhje organizative me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike, Dega Tetë, në kuadër të aksionit opozitar.

Gjatë takimit, Balliu theksoi se përshkallëzimi i veprimeve opozitare dhe ndërgjegjësimi qytetar janë thelbësore për të sjellë një ndryshim të vërtetë në Shqipëri.

Narkoqeveria nuk do ta ndalojë ndryshimin! Jemi të përkushtuar që të vazhdojmë luftën tonë për një Shqipëri ndryshe,” deklaroi Balliu, duke nënvizuar rëndësinë e aksionit opozitar për të adresuar problemet e vendit dhe për të krijuar një të ardhme më të mirë për shqiptarët.

Të fundit