Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi i nxjerr Ramës komunikimet e SKY ECC: Drejtorin e Policisë së Shkodrës ta emëruan bandat

Bardhi i nxjerr Ramës komunikimet e SKY ECC: Drejtorin e Policisë

Faktet dhe provat e dhëna nga Gazment Bardhi për mbetjet toksike që u eksportuan nga Shqipëria drejt Tajlandës, nuk morën asnjë përgjigje nga kryeministri Edi Rama përveçse akuzave të ngritura ndaj opozitës.

Bardhi iu drejtua Ramës duke i lexuar komunikimet e SKY ECC duke i treguar se drejtorin e Policisë së Shkodrës e emëruan bandat e krimit të organizuar.

Bardhi: A e njeh drejtorin e Policisë së Shkodrës.  Unë po të pyes: Si ta quajnë drejtorin e policisë së Shkodrës, e di emrin? Ta them unë kush ta ka emëruar.

Kodi pin i Sky ECC, DGLXJM: O vëlla ka llafe për atë mikun tënd ministër të Brendshëm. Di gjë ti?

Përgjigjet kodi sky 7142D9: Po por kam frikë se nuk e bën

Ndërhyn prapë kodi DGLXJM: Mua Mondi më duhet një dimër aty vëlla.

Në fakt Mondi është drejtori aktual i policisë Shkodër që u emërua një muaj pasi ky miku i ministrit të Brendshëm është përfaqësues i një prej bandave më të rrezikshme në vend u bë ministër i Brendshëm.

Dhe vjen ti këtu dhe akuzon opozitën, se të thotë që je i lidhur me krimin e organizuar? Patjetër që do japësh llogari. Mondi është drejtori i policisë së Shkodrës, pasi përfaqësuesi më i madh i bandave në vend u bë ministër i Brendshëm. Kur i ke dorëzuar pushtetin, policinë dhe portin e Durrësit, krimit të organizuar, fajin e ka opozita? Po të sjell në vemendje, në16 shkurt 2026 ke thënë: Ju them me përgjegjësi, nuk ka mbetje. Përvecse se ministri Ilir Beqaj ashtu si Tahiri janë më të sulmuarit. Pastaj pasi tu arrestuan ke thënë: Di gjë unë çfarë kanë bërë ato?

 

Të fundit