Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi kundër ligjit për planifikimin e territorit: Zgjeron kompetencat e Ramës

Bardhi kundër ligjit për planifikimin e territorit: Zgjeron

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi u shpreh kundër projektligjit për planifikimin e territorit.

Në Komisionin e Ligjeve, Bardhi tha se ligji në fjalë zgjeron kompetencat e Ramës dhe vendos pabarazi mes qytetarit dhe investitorit strategjik.

“Ligji i zgjeron kompetencat kryeministrit dhe vendos pabarazi mes një qytetari të thjeshtë dhe një investitori strategjik. Që ta kuptojmë; Olta Xhaçka, ka një trajtim krejt preferencial kur ndërton hotelin 5 milionë euro, ne toke te vjedhur me letra te falsifikuara ne raport me një qytetar qe do të rregulloje një çati apo një dritare. Këto ndryshime kanë dy standarde.

Ka edhe një arsye tjetër. Ata oligarkë që ndërtojnë pa leje ne vend që të shkojnë në burg siç shkon një qytetar në burg për një gardh, përjashtohen nga taksat dhe detyrimet. Prandaj ligji nuk është për qytetarët, por për kryeministrin dhe oligarkët”, tha Bardhi.

Të fundit