Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Protesta e 8 janarit synon të bukerizojë PD-në, nga 9 shtatori Berisha gënjen për hallin e tij

Bardhi: Protesta e 8 janarit synon të bukerizojë PD-në, nga 9
Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me protestën e paralajmëruar nga ish kryeministri Sali berisha dhe mbështetësit e tij në 8 janar në oborrin e selisë së PD.

Në një deklaratë për mediat, Bardhi tha se kjo protestë ka si qëllim që të bukerizojë PD-në. Sipas Bardhit, Berisha po përpiqet të mbivendoset me dhunë dhe me retorikë përçarëse.

Sali Berisha po përpiqet të mbivendoset me dhunë dhe me retorikë përçarëse. Janë skena teatrale inskenime, sajesa dhe akte apo veprime për të demantuar interesin politik të PD. Mashtrime të përditshme që aq më absurde bëhen. Shpikje e një kauze çdo ditë, si ajo e protestës kombëtare në oborrin e PD se po lyhen muret dhe po rregullohen ambientet e punës, është keqpërdorimi më i madh që një demokrat i bën një demokrati. Kjo protestë ka një qëllim të bunkerizojë PD njëlloj siç është buknerizuar Berisha dhe familja e tij.

Që nga 9 shtatorit nga Berisha keni dëgjuar gënjeshtra që të shndërroj PD në shërbim të hallit të tij personale. Firmat e delegatëve u mbyllën në kasafortë. U tha se do hapen firmat më 11 dhjetor. Atë ditë në vend të transparencës u mbyllën dyert dhe u nxorën jashtë edhe përfaqësuesit e medias. Më pas keni dëgjuar nga goja e Sali Berishës dhe ata që kanë vendosur interesin e PD mbi demokratët se u realizua një referendum ku morën pjesë 44 mijë anëtarë të partisë.” tha Bardhi.

Të fundit