Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi publikon foton: Strofulla ku Balluku ndante tenderat korruptivë

Bardhi publikon foton: Strofulla ku Balluku ndante tenderat korruptivë 

Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka publikuar një foto nga “strofulla” ku ndaheshin tenderat korruptivë të ministrisë që drejtonte Belinda Balluku.

Në foton e shpërndarë nga Bardhi është edhe Ervis Berberi me të cilin Balluku ka bërë pazaret e tenderave.

Bardhi shkruan se “banda “2B” funksiononte taman si një grup i struktuar kriminal për vjedhjen masive të parave të shqiptarëve”.

“Banda e hajdutëve të Belinda Ballukut mblidhej rregullisht në strofullën e krimit "Apartamenti 6, Shkalla H, Kompleksi Nobis", ku ndaheshin tenderat korruptivë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Banda “2B” funksiononte taman si një grup i struktuar kriminal për vjedhjen masive të parave të shqiptarëve me tendera qindra milionë euro të paracaktuar për të shpërblyer klientët e tyre dhe përfituar përqindjet korruptive. Të njëjtat para përdoreshin më pas në fushatë zgjedhor ose në harbime luksi.

Një pjesë e bandës 2B tashmë ndodhet në burg, ndërsa shumë shpejt pritet t'i bashkohet edhe pjesa tjetër”, shkruan Bardhi.

Të fundit