Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi shpërthen ndaj Ballukut: Porti i Durrësit, strehë e sigurtë për kartelet e dr*gës

Bardhi shpërthen ndaj Ballukut: Porti i Durrësit, strehë e

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke e akuzuar se nën drejtimin e saj Porti i Durrësit është kthyer në një bazë të krimit të organizuar.

Që nën drejtimin e Belinda Ballukut, me bekimin e Edi Ramës, Porti i Durrësit është shndërruar në strehë të sigurtë për kartelet shqiptare të drogës, ky është një fakt i padiskutueshëm. Por, për fatin e keq të Belinda Ballukut, Porti i Durrësit nuk mund të jetë streha e saj nga SPAK-u,” deklaron Bardhi.

Sipas tij, “aktrimi i ministres sikur asgjë nuk ka ndodhur dhe lavdet ndaj Ramës nuk do ta shpëtojnë nga përgjegjësia penale për veprat e saj madhore korruptive”.

Bardhi shton se edhe pse çështja për të cilën Balluku u paraqit në SPAK mund të jetë “minore në krahasim me megaaferat që ajo ka firmosur”, ky zhvillim është “një hap në drejtimin e duhur” për drejtësinë.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Që nën drejtimin e Belinda Ballukut, me bekimin e Edi Ramës, Porti i Durrësit është shndërruar në strehë të sigurtë për kartelet shqiptare të drogës, ky është një fakt i padiskutueshëm. Por, për fatin e keq të Belinda Ballukut, Porti i Durrësit nuk mund të jetë streha e saj nga SPAK-u.

Aktrimi i sotëm sikur asgjë nuk ka ndodhur apo lavdet pa entuziazmin e përhershëm për Edi Ramën nuk do ta shpëtojnë dot nga akuza penale për veprat e saj madhore korruptive.

Edhe pse shumë minore në krahasim me megaaferat e firmosura nga ministrja më e korruptuar në historinë e Shqipërisë, paraqitja të premten e Belinda Ballukut në dyert e SPAK-ut përbën një hap në drejtimin e duhur.

Të fundit