Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi takim me strukturat drejtuese të PD-së në Mallakastër: Shqipëria ka humbur 12 vjet me qeverisjen e korruptuar

Bardhi takim me strukturat drejtuese të PD-së në

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe drejtuesi politik i qarkut Fier, Gazment Bardhi, ka zhvilluar sot një takim me strukturat drejtuese të PD-së në Mallakastër.

Ai tha se Mallakastra dhe qarku Fier nuk e morën kurrë mbrapsh besimin që i kanë dhënë ndër vite partisë në pushtet.

"Në Mallakastër, sëbashku me strukturat drejtuese të partisë, nisëm punën për forcimin e partisë, bashkimin e çdo kontributori ndër vite dhe kontaktin derë më derë me çdo qytetar. Shqipëria ka humbur 12 vjet me qeverisjen e korruptuar të Edi Ramës. Mallakastra dhe qarku Fier nuk e morën kurrë mbrapsh besimin që i kanë dhënë ndër vite partisë në pushtet. Tani është koha që të gjithë sëbashku të bëjmë realitet ndryshimin për mirë të vendit", shkruan Bardhi.

Të fundit