Flash News

Ditari i Opozitës

Basha me kryeministrin slloven: Më garantoi se do të jetë avokat i fuqishëm i Shqipërisë për anëtarësimit në BE

Basha me kryeministrin slloven: Më garantoi se do të jetë avokat
Lulzim Basha me Janez Janša

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar në Lubjanë me kryeministrin e Sllovenisë, Janez Janša.

Kryedemokrati bënë me dije se kanë diskutuar për integgrimin e Shqipërisë, ku Janša ka dhënë mbështetjen e tij për nisjen e bisedimeve. Sllovenia merr muajte  ardhshëm presidencën e BE.

Basha thotë se kryeministri Janša e ka garantuar se Sllovenia do të jetë avokate e fuqishme e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Gjithashtu bënë me dije se kanë biseduar për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe për të tërhequr dhe nxitur investitorët sllovenë të investojnë në Shqipëri”, tha kryetari i PD.

“Sot pata kënaqësinë të takoja në Lubjanë, kryeministrin e Sllovenisë dhe kreun e Presidencës së ardhshme të Bashkimit Europian, Janez Janša.

Kam kënaqësinë të ndaj me ju, se mora mbështetjen e kryeministrit Janša, vendi i cili merr në 6 muajt e ardhshëm presidencën e Bashkimit Europian, për të na mbështetur me nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian brenda vitit. Për Shqipërinë nuk ka dhe nuk mund të ketë alternativë tjetër veç integrimit në Bashkimin Europian. Dhe për këtë, Partia Demokratike dhe unë jemi të vendosur të ndërmarrim çdo vendim dhe hap të nevojshëm.

Kryeministri Janša më garantoi se Sllovenia do të jetë avokate e fuqishme e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Po kështu, ne biseduam për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe për të tërhequr dhe nxitur investitorët sllovenë të investojnë në Shqipëri, çka do të ndihmojë për punësimin e mirëqenien e qytetarëve tanë”, tha Basha.

Të fundit