Flash News

Ditari i Opozitës

Basha sulmon “Shtëpinë e Lirisë”: Dibranët nuk bien pre e marifeteve të vjetra dhe as nuk gënjehen

Basha sulmon “Shtëpinë e Lirisë”: Dibranët nuk

Kryedemokrati Lulzim Basha ishte sot në Dibër për të prezantuar kandidatin për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, Luan Hakën.

Gjatë fjalës së tij, Basha sulmoi koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, ndërsa tha se dibranët nuk do të bien pre e marifeteve të vjetra.

Basha kërkoi nga demokratët e Dibrës që të votonin Hakën, si kandidaturën e duhur për ta bërë qytetin një vend më të mire.

“Luan Haka është kandidati më i mirë për Dibrën. Vjen para jush si një njeri i sprovuar. Çdo dibran që ia do të mirën Dibrës voton Luan Hakën. Kudo ku po zhvillohen këto zgjedhje askush nuk po bie pre e marifeteve të reja dhe të vjetra.

Dibranët nuk janë në shitje, as nuk gënjehen. Ka një PD, dhe do të jetë me votën e dibranëve kryetari i bashkisë së Dibrës më 6 mars”, tha Basha.

Të fundit