Flash News

Ditari i Opozitës

Basha thirri Kuvendin më 18 dhjetor, Balliu: Kjo shpikje është qesharake, shqiptarët i ka marrë malli për Sali Berishën

Basha thirri Kuvendin më 18 dhjetor, Balliu: Kjo shpikje është

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu ka komentuar zhvillimet e fundit në PD, ku kryedemokrati thirri Kuvendin Kombëtar më 18 dhjetor, një javë pas datës së përcaktuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ai është shprehur se Kuvendi i vërtetë është në 11 dhjetor, ndërsa e cilëson qesharak vendimin e Bashës, Sipas tij, kjo lëvizje vjen pasi kryedemokrati është në panik.

Balliu u shpreh për "Report tv" se nuk mund të "shpiken" gjëra që nuk ekzistojnë, duke theksuar se 4200 delegatë tashmë kanë vendosur.

"Kuvendi është me 11 dhjetor sepse atë datë zgjodhen 4200 delegatë që janë firmosur, nuk janë firma janë delegate ato janë PD. Shpikja e Bashës për 18 dhjetorin është qesharake. Kjo lëvizje qesharake nxori në pah dhe një të vërtetë të madhe hoqi në rendin e ditës mocionin për veten.

Këto lëvizje vijnë për shkak se Basha është në panik. Ajo është një kryesi ilegjitime me sekretar të përgjithshëm ilegjitim dhe nuk merr dot vendime për Kuvend legjitim. Nëse ne do të kërkonim që mos t’i verifikonim, atëherë po do isha dakord me Gaz Bardhin. Këto duan të shpikin gjëra që nuk ekzistojnë. Kush i pyet këto?! Çfarë është karrigia vetëm për një zyrë 2 më 2", tha Balliu.

Ky i fundit shprehur bindjen se Berisha do e rimarrë drejtimin e PD dhe do të fitojë përballë kryeministrit Edi Rama. Balliu është në radhën e demokratëve që ka dalë në mbështetje të ish-kryeministrit Berisha.

"Sali Berisha e ka mundur Edi Ramën në 2009, shqiptarët i ka marrë malli për zhvillim, që të shkojnë drejt BE-së, ku kriminelët nuk rrinë në Kuvend, i ka marrë malli për Sali Berishën, për suksese, boll më me dështime. Duhet një njeri që di t’i bëjë këto punë", tha Balliu.

 

 

Të fundit