Flash News

Ditari i Opozitës

"Begaj i padenjë për postin e presidentit'/ Berisha: Rama ka frikë nga ato që di Veliaj

"Begaj i padenjë për postin e presidentit'/ Berisha: Rama ka

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar zhvillimet më të fundit politike.

Në një prononcim për mediat, pasi Kushtetuesja rrëzoi dekretin e Begajt për zgjedhjet, Berisha u shpreh se ky i fundit është i padenjë për të qenë në krye të shtetit. Ai tha se Presidenti është peng i grabitjes së provave të ushtrisë.

Kreu i PD tha gjithashtu se kryeministri Rama është i tmerruar për ato që di Erion Veliaj, prandaj edhe nxitoi të zhvillonte zgjedhjet me urgjencë në Tiranë.

Berisha: Zoti Begaj është i padenjë, jo për postin e Presidentit, por me dosjet që i rëndojnë është skllav i akteve të tij kriminale me plaçkitjen e pronave të ushtrisë, me Edi Ramën. I lejoi vetes të firmosë një vendim që kurrë nuk mund ta firmoste. Çfarë po ndodh në këtë mes? Është betejë për jetë a vdekje e Edi Ramës, frikë dhe tmerr nga Erion Veliaj. Pse e ka frikë dhe tmerr? Sepse Erion Veliaj di më shumë se çdo shqiptar tjetër për Edi Ramën.

Të fundit