Flash News

Ditari i Opozitës

Beleri pas lirimit: Demokracia në Shqipëri nuk funksionon

Beleri pas lirimit: Demokracia në Shqipëri nuk funksionon

Fredi Beleri, ka reaguar për herë të parë pas lirimit nga burgu. Beleri, sipas media greke Skai.gr, deklaron se është krenar për lirimin, po jo i lumtur, pasi sipas tij shteti i së drejtës dhe demokracia në Shqipëri nuk u rivendos, institucionet nuk funksionuan, drejtësia nuk u dha ashtu siç duhet.

Më tej, eurodeputeti  thekson se do ta ankimojë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, çëshjten e tij dhe si ligjvënës europian do të mund të fokusohem në çështjet e minoritetit etnik grek dhe të shtetit ligjor.

“Pas 16 muajsh paraburgim të vazhdueshëm, tani jam i lirë dhe krenar, por sigurisht jo i lumtur. Sepse shteti i së drejtës dhe demokracia në Shqipëri nuk u rivendos, institucionet nuk funksionuan, drejtësia nuk u dha ashtu siç duhet.

Vendimi i sotëm është vetëm një pikë në oqeanin e drejtësisë që ka përpara. Lufta ime tani fillon.

Vetëkuptohet se do të ankimoj në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut për atë që më mohoi regjimi shqiptar në një grusht shteti.

Por tani, duke ushtruar detyrat e eurodeputetit grek, do të mund të fokusohem në çështjet e minoritetit etnik grek dhe të shtetit ligjor, pa frikë, por vetëm me pasion.

Sot do të jem mes vëllezërve të mi në Himarë. Aty ku filloi aventura ime dhe e konsideroj të drejtë të jetë.

Nga zemra, dua të falënderoj kryeministrin grek , Kyriakos Mitsotakis, i cili me vendimin e tij të guximshëm për të më përfshirë në votën evropiane të ND-së ndryshoi rrjedhën e historisë sime. Dhe sigurisht miqtë e mi të ngushtë, Angelos Syrigos dhe Stavros Papastavrou për mbështetjen e tyre të palëkundur. Ishte gjithmonë aty, nuk do ta harroj.

Në fund, dua të falënderoj qytetarët grekë që gjatë gjithë kësaj kohe më kanë dhënë forcën të mos përkulem, të duroj dhe të vazhdoj të luftoj”, tha ai.

Të fundit