Flash News
Sali Berisha thirret në SPAK, pritet të njihet me akuzën
GJKKO shtyn për në 1 tetor seancën ndaj Talo Çelës
Përleshje e dhunshme mes shqiptarëve dhe egjiptianëve në Itali, 7 të plagosur
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Mbyllet mbledhja, Noka: Nga nesër, drejtuesit do të jenë në bazë
Berisha: Demokracia në grahmat e fundit nga krimet intelektuale të Ramës
Berisha: Qendrestareve dhe qendrestarëve të pamposhtur, misionarëve të fjalës së lirë, misionarëve të kauzës së drejtë të çdo shqiptari. Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të këtij parlamenti të fjalës së lirë, që përcjellin tek shqiptarët të vërtetat, kushtrimin, inspirojnë guxim dhe shpresë.
Përsëhndetje të përzemërt protestuesve të Thumanës që mbrojnë të pamposhtur të drejtat e tyre, që ngrenë zërin kundër një ndëshkimi.
Të dashur miq, sot demokracia në Shqipëri është në grahmat e saj të fundit. Sot shteti ligjor dhe Kushtetuta janë tërësisht të mposhtura nga narko-shteti dhe kodi i mafies.
Sot, krimet e mëdha, vjedhjet e mëdha të Edi Ramës dhe të qeveritarëve të tij janë shpallur nga mercenar Dumani krime intelektuale dhe që nuk mund të hetohen. Pasuritë publike, fondet ndahen midis klaneve të pushtetit. Fati i shqiptarëve përcaktohet nga mafia më e rrezikshme e rajonit dhe Europës, mafia shtetërore e Edi Ramës.