Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha dënon sulmin në Izrael: PD shpreh mbështetje të plotë për qeverinë izraelite

Berisha dënon sulmin në Izrael: PD shpreh mbështetje të

Kreu i demokratëve Sali Berisha ka dënuar sulmin terroriste të Hamasit ndaj Izraelit.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se sulmi ka si synim të dëmtojë procesin historik të paqes me vendet arabe në të cilin janë angazhuar Izraeli dhe këto vende në kuadrin e marrëveshjeve Abraham.

Berisha në emër të PD-së shpreh mbështetje për Izraelin dhe përcjell ngushëllime për familjarët e viktimave që humbën jetën nga sulmet.

Postimi:

Grupe terroriste të Hamas ndërmorën nga Gaza një sulm terrorist të befasishëm me artileri dhe infiltrime të terroristëve në territorin e Izraelit. Breshëri predhash artilerie janë hedhur në Telaviv dhe Jeruzalem. Nga ky sulm terrorist kanë vdekur 22 qytetarë të pafajshëm dhe janë plagosur rreth 250 të tjerë. Ndërkohë kryeministri Netanjahu ka deklaruar se Izraeli është në luftë dhe ushtria izraelite ka filluar goditje të forta ajrore kundër grupeve terroriste.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë sulm terrorist, që ka si synim të dëmtojë procesin historik të paqes me vendet arabe në të cilin janë angazhuar Izraeli dhe këto vende në kuadrin e marrëveshjeve Abraham, Partia Demokratike shpreh mbështetjen e plotë të saj, Izraelit dhe qeverisë së tij në përballimin e këtij sulmi të pabesë dhe ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave dhe autoriteteve të Izraelit dhe ju uron shërim të shpejtë të plagosurve të këtij sulmi barbar terrorist.

Të fundit