Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha denoncon skandalin: Rama ka zhdukur 19 milionë euro të parashikuara për pensionistët në buxhetin e shtetit

Berisha denoncon skandalin: Rama ka zhdukur 19 milionë euro të

Kreu i PD, Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se ka zhdukur 19 milionë euro të parashikuara për pensionistët në buxhetin e shtetit.

Nga tubimi qytetar, Berisha tha se Rama u premtoi pensionistëve se pensionet do rriten në muajin mars dhe prill, por nuk e mbajti fjalën. 

Berisha: Të dashur miq, do rikthehem edhe njëherë sonte tek një mashtrimet më të ulëta, më të pashpirta, te një nga aktet më cinike të fundit të Edi Ramës ndaj pensionistëve shqiptarë, ndaj njerëzve më të varfër midis të varfërve në mbarë Europën.
Të dashur miq, ju lutem dëgjojeni një moment pabesinë, poshtërsinë, cinizmin e Edi Ramës ndaj këtyre qindra mijëra burrave dhe grave që shkrinë jetën e tyre për një Shqipëri të drejtë, një Shqipëri normale.
Nga fundi i vitit të kaluar, Edi Rama kalonte nga takimi në takim, premtonte rritjen e rrogave aq dhe kaq dhe premtonte rritjen e pensioneve.
Edi Rama u premtoi pensionistëve se pensionet do rriten në muajin mars dhe prill.
Dhe natyrisht ky përbënte një lajm shumë të mirë për të gjithë ata që me 100, 130 mijë lekë të vjetra, që marrin në muaj, nuk blejnë absolutisht dot asnjë ilaç për mjekimin e tyre.
Nuk marrin dot një kafe me miqtë dhe shokët e tyre jashtë.
Numërojnë kafshatat, numërojnë vaktet.
Por, marsi dhe prilli erdhën dhe shkuan. Pensionet nuk lëvizën një qindarkë.
Gjatë muajve në vazhdim, ky njeri që meriton çdo epitet, nuk foli më për rritje, por foli për indeksim.
Ju lutem, mbajeni shënim, në buxhetin e vitit 2024 u përcaktua fondi prej 34 milionë euro pikërisht për pensionistët.
Por Edi Rama, në mënyrë cinike me një ndjenjë çnjerëzore, nuk ua dha atyre as në mars, as në prill, as në maj, as në qershor, as në korrik, as në gusht, as në shtator, por deklaroi se rriti pensionet në tetor, duke plaçkitur, duke grabitur nga fondi i buxhetit të shtetit, të caktuar për pensionistët, për indeksim, më shumë se gjysmën e tij, duke shpërndarë për 730 mijë pensionistë gjoja si rritje, në të vërtetë as indeksim, gjithsej 16.7 milionë euro.
Kurse restin prej 19 milionë, e zhduku!
A ka pashpirtësi më të madhe se kjo?

Të fundit