Flash News
Vrau 50-vjeçarin në Ndroq, Julian Gjoshi është kunati i Altin Hajrit; personazh i lakuar në dosjen "Çyrbja"
Identifikohet autori i vrasjes në Ndroq, ngjarja dyshohet se ndodhi për pazare d*oge
Vrasje në Ndroq/ Identifikohet viktima, autori lëvizte me një "Benz" të zi
Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, një i vrarë
Qëlloi me kallashnikov duke terrorizuar banorët, arrestohet 44-vjeçari në Selenicë
Berisha: Çdo i moshuar merr sot të paktën 30% më pak pension se në vitin 2013
Kreu i PD-së Sali Berisha ka denoncuar projektbuxhetin e fundit të paraqitur në parlament, duke e cilësuar atë si "buxhetin e vjedhjes më të madhe në histori".
Ai e ftoi publikun të reflektojë mbi shpenzimet e qeverisë, duke theksuar se nga 57 miliardë euro të buxheteve që nga viti 2014, vetëm 7.5 miliardë euro janë përdorur për pagesat e rrogave të shqiptarëve.
Berisha: Të dashur miq!
Këto ditë ka ardhur projektbuxheti në parlament, e kam deklaruar dhe e deklaroj, se ky është buxheti i vjedhjes më të madhe në histori. Cilido që të mos besojë këtë e ftoj ti shtrojë vetes një pyetje; çfarë ka ndodhur me 57 miliardë euro të buxheteve nga viti 2014 e gjer sot.
Qytetarëve shqiptarë u them se, nga këto 57 miliardë euro, vetëm 7.5 miliardë euro janë pagesat 10-vjeçare të rrogave të shqiptarëve.
Çfarë ka ndodhur me 50 miliardë euro?
Të dashur miq!
Me 50 miliardë euro, me majë të lapsit, me vërtetësi absolute, garantoj çdo shqiptar se nëqoftëse do të ishte përcaktuar si parim, se buxheti është i qytetarëve dhe jo i qeveritarëve, sot në Republikën e Shqipërisë nuk mund të kishte kurrë pension ndën 300 euro.
Sot në Republikën e Shqipërisë nuk do të mund të kishte kurrë, rrogë minimale ndën 500 euro.
Sot në Shqipëri nuk do të kishte kurrë rrogë mesatare ndën 1200 euro.
Por çfarë ndodhi, çfarë ndodhi o miq?
Me gjithë 57 miliardë euro, taksa të qytetarëve shqiptarë, biznesmenëve shqiptarë, taksa të tyre, pensionet nuk u rritën asnjë qindarkë.
Ato u indeksuan në masën 27%, ndërkohë që vetëm për tu indeksuar sipas rritjes së çmimeve duhet të rriteshin 52%. Pra miq çdo pensionist merr sot të paktën 30% më pak se në vitin 2013.