Flash News
Lotët e Xhafajt dhe gënjeshtrat e njëpasnjëshme, Salianji publikon dokumentat:11 faktet e thjeshta që nuk fshihen dot
Dronë kamikazë për ushtrinë, Rama: Nuk duhet të shqetësojë askënd se kë do godasë Shqipëria
Erdogan takon Ramën, mbërrin në Kryeministri
Presidenti Erdogan mbërrin në Tiranë, niset drejt Presidencës
Erdogan në Tiranë, blindohet kryeqyteti, mbi 700 efektivë në terren
Berisha: Do marr një akuzë politike, Rama po bën gjithçka për t’i zgjatur jetën regjimit të tij
Kreu i demokratëve, Sali Berisha u paraqit në SPAK për t’u njohur zyrtarisht me akuzat e ngritura ndaj tij në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”.
Para hyrjes në Prokurorinë e Posaçme, Berisha tha për mediat se sot do të marrë një akuzë politike dhe do të njihet me materiale të manipuluara, të cilat janë diktuar nga Edi Rama.
Lideri i opozitës theksoi se është një vendim pa bazë ligjore që Rma po e bën me qëllim që t’i zgjatë jetën regjimit të tij.
“Sot unë po shkoj të marr akuzën politike dhe të njihem me materialet që kanë manipuluar ose fshehur në kundërshtim me ligjin për të justifikuar aktin e tyre kriminal akuzën pa asnjë provë, fakt apo dokument, por vetëm të diktuar nga Edi Rama.
Në katër raportimet dymujore të SPAK në gjykatë nuk ka dalë asnjë prove dhe nuk është përmendur asnjëherë si emër Sali Berisha, ndërkohë që drejtësia politike e ka mbajtur 9 muaj në arrest.
Në këto raportime, që përbëjnë akte zyrtare, kanë dalë manipulime flagrante nga prokurorët politikë Dumani, Kraja dhe Millonai.
Ky vendim pa asnjë baze ligjore ndaj Sali Berishës në vitin elektoral, përfshirë dhe izolimin dhe pamundësimin e aktivitetit si deputet dhe lider opozite prej gati 1 viti, është dëshmi se Edi Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka për t’i zgjatur jetën regjimit te tij, duke shndërruar krimin politik në votë dhe votën në krim.
Ky vendim është gjithashtu një dëshmi e qëndrimeve të Edi Ramës për një Shqipëri pa opozitë, njëlloj si i ati i tij, Kristaq Rama – ish/zëvendësi i Nexhmije Hoxhës – që në gusht të vitit 1988 firmosi varjen publike në litar të kundërshtarit politik, poetit disident Havzi Nela.
Sot gjithashtu unë dua të informoj shqiptaret se ky vendim vjen pasi Edi Rama dhe prokuroret mercenarë të SPAK dështuan me turp, pasi tentuan në mënyrë të përsëritur të blejnë heshtjen time dhe të Partisë Demokratike, për lidhjet e tyre me bandat, krimin, drogën dhe për larjen e parave.
Këtu para jush, ju deklaroj shqiptarëve se Sali Berisha është sot më i motivuar se kurrë në mbrojtjen e interesit publik të qytetarëve shqiptarë nga Edi Rama mafia e tij shtetërore shqiptare dhe mafia ndërkombëtare”, deklaroi Berisha.