Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Edhe në praninë e Blinken, nuk ishte Serbia problemi i rajonit, por Kosova

Berisha: Edhe në praninë e Blinken, nuk ishte Serbia problemi i

Kryedemokrati u ndal sërish te vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken dje në Tiranë.

Duke folur nga tubimi qytetar poshtë banesës së tij, Berisha tha se edhe në praninë e Blinken për kryeministrin Rama nuk ishte Serbia problemi i rajonit, por Kosova.

Edhe dje në praninë e sekretarit Blinken, për këtë bufator të shpifur të Beogradit nuk ishte Serbia problemi i rajonit, por ishin shqiptarët, ishte Kosova.

O tradhtar, 20 shkurti po vjen, shqiptarët do të japin ty, atë që meriton.

Në rast se duam këtë komb, duam fëmijët tanë, duam veten tonë, dua të ndalemi dhe të mendojmë se Shqipërinë e bëjnë shqiptarët dhe vetëm shqiptarët, se drejtësinë e bëjnë shqiptarët dhe vetëm shqiptarët.

Se demokracinë në Shqipëri, e ndërtojnë shqiptarët dhe vetëm shqiptarët.

Ndaj dhe të besojmë tek njëri-tjetri. ADN-ja shqiptare, idealet e lirisë së shqiptarëve, por mbi të gjitha dinjiteti i qytetarëve shqiptarë, dhe me 20 shkurt të mblidhemi sepse 20 shkurti është fundi i tiranëve, është dita në të cilën shqiptarët përmbysin tiraninë”, tha Berisha.

 

Të fundit