Flash News
Aksident i trefishtë në Elbasan, plagoset tre persona
Vrasja e Vishës/ Gjenden 12 gëzhoja brenda makinës, autorët u larguan me “Porsche”
GJKKO kthen për hetim në SPAK çështjen e deputetit Asllan Dogjani
Paraqitet në SPAK kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
Vrasja në Kamëz, dyshohet për motive hasmërie
Berisha ndryshon drejtuesit e qarqeve? Garo: Lajm i pavërtetë dhe shtrembërime dashakeqe
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo ka reaguar pas lajmeve që kanë qarkulluar në media, se kryedemorkati Sali Berisha ka firmosur ndryshimin e drejtuesve të qarqeve.
Në një reagim në Facebook, Garo shkruan se lajmi është i pavërtetë dhe se listat që janë shpërndara në media janë grupet e punës që do të ndihmojnë udhëheqësit politikë në qarqe udhëheqësit politikë në qarqe.
“Lajmi i shpërndarë në disa media sipas të cilit kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndërruar një apo disa drejtues qarqesh janë të pavërteta . Oerd Bylykbashi vazhdon të jetë udhëheqësi politik i qarkut të Durrësit.
Listat e miratuara nga Kryesia dhe Kryetari i PD, të shpërndara në media janë grupet e punës që do të ndihmojnë udhëheqësit politikë në qarqe, të përcaktuar tashmë, përgjatë fushatës zgjedhore.
Ju lutem, referojuni vetëm njoftimeve zyrtare të Partisë Demokratike dhe shmangni çdo lajm të rrejshëm gatuar me qëllim përhapjen e pështjellimit dhe të pavërtetave në lidhje me aksionin e opozitës”, shkruan Garo.