Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha fton demokratët: Rikthehuni në shtëpinë tuaj, në këtë kohë historike të misionit më të rëndësishëm të PD-së

Berisha fton demokratët: Rikthehuni në shtëpinë tuaj,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar i ka bërë ftesë të hapur të gjithë demokratëve dhe opozitarëve që të rikthehen në shtëpinë e tyre në këtë mision më të rëndësishmin e PD-së. ‘Rikthehuni në shtëpinë tuaj, rikthehuni në këtë kohë historike të misionit më të rëndësishëm të PD-së’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij.

Lideri i opozitës, Sali Berisha është ndalur te fjalimi që pritet të mbajë Edi Rama në OKB, ku sipas kryedemokratit do flasë si Maduro i Venezuelës. ‘Rama do flasë në OKB si Maduro i Venezuelës. Do flasë si përfaqësues i një regjimi që ka konfiskuar votën e shqiptarëve’, theksoi ai.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ju ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve për bashkim ndaj kësaj narkoqeverie e cila përfaqëson një kalbësirë që nuk mund t’i rezistojë as dy ditë vrullit të fuqishëm të qytetarëve, guximit të betejës së tyre për qeveri teknike, votën e lirë, fitoren e opozitës, fitoren e Shqipërisë. Berisha shprehet se kjo është një betejë për të rikthyer në Shqipëri qindra e mijëra shqiptare për të investuar djersën e tyre, mundin e tyre në dheun e tyre të dashur.

BerishaNjë përshëndetje të veçantë mikut tim të vjetër, zotit Luigj Gjoka, përfaqësuesit të shkëlqyer të diasporës sonë, mbështetje e fuqishme e lirisë së shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri.
Mbështetje të veçantë gjithashtu të gjithë shqiptarëve në Miçigan, Nju Jork, Boston, kudo që janë në vendin e madh të lirisë.
Ftesa ime e përzemërt, miqësore, të votojnë për kandidatin apo kandidaten që duan në zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri.
Le të jenë zgjedhjet e ardhshme zgjedhjet e bashkimit të shqiptarëve për rivendosjen e demokracisë në Shqipëri.
Për shpëtimin e Shqipërisë nga narkoshteti, për interesin kombëtar të shqiptarëve.
Të dashur miq, në mbarë vendin ka një optimizëm, ka një frymë bashkimi midis opozitarëve dhe unë përsëri sot ftoj çdo demokrate dhe demokrat, i cili për një arsye apo një tjetër, për një mendim apo një tjetër, për një hatërmbetje apo një tjetër, është veçuar, të rikthehet në shtëpinë e tij, të rikthehet në investimin e tij, të rikthehet në një kohë historike, në një kohë të misionit më të rëndësishëm të PD-së, misionit të përmbysjes me votën e lirë të diktaturës të bazuar në aleancën e Edi Ramës me krimin, me drogën, me vjedhjen e shqiptarëve.
Për çdo shqiptar është një shans i madh, është një oportunitet i veçantë.
Në të vërtetë është shansi i jetës për të përmbysur këtë diktaturë që po zbraz çdo ditë e më shumë Shqipërinë dhe shqiptarët.

Të fundit