Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha fton qytetarët në mosbindje civile: Më 7 tetor, Tirana do jetë vrima e miut e qeveritarëve hajdutë!

Berisha fton qytetarët në mosbindje civile: Më 7 tetor, Tirana do

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka përqendruar fjalimin e tij mbrëmjen e sotme në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’ në thirrjen për një betejë të vendosur kundër qeverisë së Edi Ramës, të cilën Berisha e quan “narkoregjim” dhe e akuzon për krim, korrupsion dhe shtypje.

Ai ka drejtuar thirrje për mosbindje civile masive më 7 tetor, duke paralajmëruar se Tirana do të pushtohet nga qytetarët kundër qeverisë, të cilën ai e quan “vrima e miut e hajdutëve”. 

Berisha: 7 tetor në ora 6, Tirana e tëra derdhet në rrugët dhe sheshet e saj.
Më 7 tetor, Tirana është e qytetarëve, vrima e miut të qeveritarëve, vrima e miut të mafies, vrima e miut e hajdutëve.
Ndaj dhe le të shndërrojmë ne 7 tetorin në ditën e triumfit, të guximit, të trimërisë, të revoltës, të mosbindjes civile, të fitores së shqiptarëve.
Të dashur miq, çdo shqiptar, çdo shqiptare, ka vetëm një kërkesë ndaj nesh, ka vetëm një dëshirë ndaj nesh, ka vetëm një shpresë ndaj nesh, të na shohë në sulm, të gatshëm për sakrifica, të vendosur për fitore.
Ndaj dhe me 7 tetor, me të gjitha mjetet e mosbindjes civile, në Tiranë, në rrugë, në sheshet e saj.
Rroftë Tirana, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!

Të fundit