Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjendet i vdekur në kamion 55-vjeçari në Korçë
Me shenja helmimi, disa banorë të Dibrës paraqiten në spital
Berisha: Mosbindja civile do të përshkallëzohet, koha e narkoshtetit perëndoi
Berisha thirrje Ramës: Duam qeveri teknike, reago! Mosbindja do çmontojë narkoshtetin
Berisha i përgjigjet Ramës: Në çdo zgjedhje të lirë, do të marrë ato që mori Ramiz Aliaj në vitin 1992
Berisha: Takimin e parë për rithemelimin unë ju thashë shqiptarëve se i kisha deklaruar Lulzim Bashës, më mirë qiri i fikur, se qiri i fëlliqur. Dhe ky është një parim i lashtë, por një parim që shpreh betejën e njeriut për dinjitet, dinjitet njerëzor dhe dinjitet kombëtar. Por një gjë dua të ju garantoj se shtylla më kryesore e sovraniteti të brendshëm të një vendi është ekzistenca e një opozite të pavarur, ose të varur në kushtetutë.
Përsa i përket asaj që thoni, besoj se është e qartë si drita e diellit se një vend që arreston, mban në arrest shtëpie, pa akuzë, 9 muaj liderin e opozitës, kundërshtari i tij ka probleme të mëdha, ka frikë dhe tmerr prej tij, se nuk i fiton dot zgjedhjet dhe se me firmat e tij, fap, fap, fap e paf, paf, paf, ka kryer një zinxhir krimesh të mëdha, për të cilat nuk do të ketë amnisti. Pra gjithçka është politike.
Ka marrë fund koha kur opozita shkonte pas berihajit, jo, opozita qëndron. Do të nisë betejën për qeveri teknike, në të drejtën më kushtetuese më ligjore të saj, për të rikthyer votën e lirë shqiptarëve. Të garantoj se në çdo zgjedhje të lirë, Edi Rama do të marrë ato që mori Ramiz Aliaj në vitin 1992 dhe asnjë votë më shumë. Në çdo zgjedhje të lirë.
Mos besoni pollet, në të gjitha pollet në diktaturë, narkodiktatura, diktatori i ka në qiell treguesit. Në 1992, partia e krimit, PS-ja para zgjedhjeve ishte 26 pikë sipas Gallupit, para Partisë Demokratike, prandaj dhe ne qëndrojmë për qeveri teknike dhe zgjedhje të ndershme.