Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha i përgjigjet Ramës: Rrugën drejt BE-së e ke mbyllur me vjedhjet dhe farsën zgjedhore

Berisha i përgjigjet Ramës: Rrugën drejt BE-së e ke mbyllur

Kryetari i PD, Sali Berisha i është përgjigjur një deklarate të bërë nga kryeministri Rama për opozitën, kur i cilësoi “një specie unike që po bllokon procesin e integrimit”.

Berisha deklaroi se opozita ka bërë një betejë të fortë për integrimin e  vendit në BE, duke zbuluar të gjitha aferat korruptive të qeverisë.

Më tej, Berisha tha se është Rama dhe qeveria e tij të cilët e kanë shhndërruar integrimin në një proces të mbyllur, njëjtë sikur ta ketë pronë personale.

"Opozita po ndihmon procesin e integrimit në mënyrën më serioze. Opozita ka pasur një betejë shumë të fortë. Ka zhvilluar një betejë shumë të fortë dhe është krenare se ia ka dalë të përmbysë mashtrimet e qeverisë dhe lobingjeve korruptive dhe të tregojë të vërtetën e realitetit shqiptar si rruga e vetme për një proces integrimi.

Rrugën për në BE ia mbyllin Shqipërisë ata që mbrojnë vjedhjet e qytetarëve shqiptarë. nAta që shndërrojnë zgjedhjet në farsë, duke shkrirë në një institucionet e shtetit me strukturat e partisë. Duke angazhuar bandat dhe kartelet e drogës. Ata janë faktorët që pengojnë dhe vështirësojnë integrimin e Shqipërisë në BE.

Edi Rama e shndërron këtë në një proces okult, të mbyllur, sikur e ka pronë të veten dhe jo një proces që duhet të ketë, siç thotë Parlamenti Evropian, epiqendër rolin e parlamentit, opinionin publik, shoqërinë civile, mediat e me radhë", deklaroi Berisha.

 

Të fundit