Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha i prerë: Nuk do pranojmë delegimin e interpelancave nga Rama, populli do transparencë

Berisha i prerë: Nuk do pranojmë delegimin e interpelancave nga Rama,

Në mbledhjen e grupit, kryedemokrati Sali Berisha u tregua i prerë me mungesën e kryeministrit Rama në interpelancat e kërkuara nga opozita.

Berisha deklaroi se nuk do të tolerohen më delegimet e interpelancave për shkakun se Rama nuk vjen në seancat plenare, duke e cilësuar këtë shkelje të Kushtetutës.

Kreu i PD theksoi se Rama duhet të ballafaqohet me dosjet, aferat personale dhe familjare të tij.

“Në qoftë se neni 80 i Kushtetutës përcakton se kryeministri dhe ministrat janë të detyruar të paraqiten në interpelancë kur kërkohet nga deputetët, asnjë deputet nuk do të pranojë delegimin e interpelancës nga kryeministri. Kushtetuta nuk e njeh një gjë të tillë. Nuk vjen, ne marrim vendimet tona.

Ne nuk pranojmë delegimin që nuk e njeh Kushtetuta të detyrimit të tij për t’u paraqitur. Se nuk paraqitet dot ai, e kuptoni apo jo. Ai është shkatërruar nga nervat dhe çdo gjë. Ai është i sfazuar tani dhe nuk paraqitet për asgjë. Prandaj dhe ikën, prandaj dhe nuk duket në parlament. Por ai duhet të paraqitet. Kështu që do vazhdojnë kërkesat për interpelanca dhe detyrimi i tij është kushtetues për t’u paraqitur në interpelanca. Janë bërë kaq të shumta dosjet e tij, aferat e tij personale dhe familjare, saqë populli kërkon transparencë”, tha Berisha.

 

Të fundit