Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha kërkon dorëheqjen e ministrit të Jashtëm: Dje mashtroi hapur për raportin IBAR

Berisha kërkon dorëheqjen e ministrit të Jashtëm: Dje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha, duke e akuzuar për fyerje ndaj shqiptarëve dhe për dezinformim në lidhje me procesin e integrimit europian dhe çështjen e IBAR-it.

Berisha deklaroi se ministri ka mbajtur një qëndrim të papranueshëm në Komisionin e Jashtëm të BE-së, duke pretenduar se ka mashtruar opinionin publik. Kreu i PD kritikoi gjithashtu mungesën e transparencës nga qeveria për këto zhvillime.

“Për herë të parë u paraqit dje në Komisionin e Jashtëm ministri për të mashtruar shqiptarët për IBAR-in. U paraqit në një kohë kur ai ose duhet të lëshonte komunikatë, siç bën homologu i tij në Serbi, Maqedoni apo Mal të Zi pas çdo jave që mblidheshin në Bruksel, por këta i mbajnë të fshehta. Të tjerët i publikojnë çdo javë. Këtu nuk ka. Dhe ky i rikujtua pas mbi 2 muajve të shkojë në komision për të mashtruar. Nuk është votuar IBAR, tha, po sigurisht nuk është votuar sepse nuk është votuar me qëllim sepse nuk kanë pranuar të votojnë IBAR-in”, u shpreh ai.

 

Të fundit