Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Këto rezoluta janë kambana alarmi, paralajmërim serioz për avoketërit e narko-shtetit

Berisha: Këto rezoluta janë kambana alarmi, paralajmërim serioz

Kreu i PD, Sali Berisha tha se rezolutat ndërkombëtare përbëjnë një mesazh të qartë se Shqipëria po zhytet në krizë të thellë. Ai u ndal veçanërisht tek të dhënat e INSTAT, të cilat i cilësoi alarmante, duke theksuar rënien drastike të lindshmërisë, dominimin e vdekjeve mbi lindjet dhe largimin masiv të shqiptarëve.

Sipas tij, dokumentet e miratuara nga organizatat e qendrës së djathtë në Europë dhe botë ekspozojnë keqpërdorimin e drejtësisë dhe ndërhyrjet politike në institucionet e reja të reformës në drejtësi.

Ai akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumani, se vepron si “mercenar politik”, duke vendosur në shënjestër drejtues të opozitës për “mandatin e katërt të padronit të tij”.

Berisha: Këto rezoluta janë kambana alarmi se në Shqipërinë e vogël breg Adriatikut, që dikur Enver Hoxha e quante kështjella e pamposhtur e socializmit, një bastard politik i tyre, Edi Rama, ndërtoi kështjellën e drogës, krimit dhe vjedhjes së qytetarëve shqiptarë.

Këto rezoluta nxjerrin në dritën e diellit keqpërdorimin e drejtësisë dhe reformës së drejtësisë nga narko-regjimi.

Dëshmojnë se Altin Dumani nuk është gjë tjetër veçse një Altin Troplin apo Poja i Skaput, që në një verbëri dhe fanatizëm politik sulmon me tërbim pluralizmin politik në Shqipëri, duke harruar se ajo është arritja më e madhe e shqiptarëve në rrugën e lirisë pas pavarësisë së vendit.

Këto rezoluta denoncojnë aktet e këtij mercenari që për të fituar mandatin e katërt padroni i tij, pa asnjë bazë ligjore, vë në arrest dhe ndjekje penale liderët e tre partive politike kryesore, duke u bërë kështu një shëmbëlltyrë e shëmtuar e prokurorëve të diktaturës komuniste.

Këto rezoluta janë gjithashtu një paralajmërim serioz për avoketërit e narko-shtetit në Shqipëri. Ato paralajmërojnë kastastrofë në çdo aspekt për shqiptarët. Ato tregojnë së pari se lindjet në Shqipëri kanë rënë në nivelin që ishin 100 vite më parë kur ishim 700 mijë banorë dhe kjo për shkak të largimit të shqiptarëve. Ato tregojnë se nga viti 2018 e gjer sot, në këtë tokë, në këtë vend, për herë të parë në histori, vdekjet dominojnë ndjeshëm mbi lindjet. Ato tregojnë se ne sot kemi treguesit e lindshmërisë më të ulëtit në botë.

Të fundit