Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Konservatorizimi në Shqipëri ka rrënjë më të thella, ku qëndrojnë mijëra jetë të sakrifikuara

Berisha: Konservatorizimi në Shqipëri ka rrënjë më

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka marrë pjesë në “Forumi për të ardhmen e Shqipërisë- Rruga Konservatore”.

Berisha, në fjalën e tij live, u shpreh se koservatorizimi në Shqipëri i ka rrënjët e thella dhe mijëra jetë janë sakrifikuar për të. Berisha tha se një konservator lufton e qëndron për dinjitetin e tij.

“Konservatorizimi në Shqipëri ndryshe nga sa mendohet, ka rrënjë më të thella, ndofta se në çdo vend tjetër. Në rrënjët e tij qëndrojnë mijëra e mijëra jetë të sakrifikuara për vlerat bazë themelore që konservatorët ndajnë njëri me tjetrin për dinjitetin dhe liritë, për vendin, për besimin e tyre, besimin e tyre fetar, dashurinë për atdheun e tyre.

Në këtë kontekst, pavarësisht se diktatura e Enver Hoxhës, ishte e vetmja diktaturë e 3 apo 4 fishtë në Europën Lindore, përsëri shqiptarët një popull tradite, me sakrificën e bërë për këto vlera, nuk mund të mos përqafonin qëndrimet konservatore pas përmbysjes së diktarës.

Në rast se ndonjëri nga ju do të më pyeste çfarë është për mua, me një fjalë të vetme, për individin, konservatorizmi, unë do të zgjidhja; dinjiteti i njeriut.

Një konservator lufton mbron, qëndron për dinjitetin e tij. Dhe e vërteta është se, nëse lirinë do ta përfytyronim si një sferë me shumë shtresa, ajo thelb do të kishte dinjitetin njerëzor”, deklaroi Berisha.

Të fundit