Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Kullat e korrupsionit dhe drogës kanë përpirë 4 miliardë euro

Berisha: Kullat e korrupsionit dhe drogës kanë përpirë 4

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’ tha se, qeveria e Edi Ramës se ka përdorur korrupsionin dhe trafikun e drogës për të ndërtuar kullat në Tiranë, të cilat kanë përfituar vetëm oligarkët, ndërsa qytetarët e thjeshtë janë dëmtuar.

Berisha u shpreh se pretendimet e Ramës për rritje ekonomike gjatë viteve të fundit janë të pavërteta, pasi ato nuk reflektohen në mirëqenien e qytetarëve. Berisha thekson se kjo rritje nuk është zhvillim, por ndëshkim për popullin shqiptar.

Berisha: Të dashur miq, ftoj çdo qytetar shqiptar të ndalet për një moment në këtë deklaratë dhe të pyesë veten sa herë janë rritur kursimet e tij, sa herë janë rritur pasuritë e tij, pronat e tij, të ardhurat e tij gjatë këtyre 11 viteve.
Cila është e vërteta e kësaj rritje të dyfishtë të prodhimit të brendshëm?
Ju lutem, mbyllni sytë për një moment dhe kur t’i hapni do ju dalin përbindëshët e korrupsionit dhe drogës, kullat e Tiranës.
O miq, pa më thoni pak, vetëm këto kulla që kanë përpirë 4 miliardë, dhe që Edi Rama i quan rritje të GDP-së, këto kanë dhjetërafishuar në mos qindfishuar pasuritë e oligarkëve.
Po këto kulla 3.2 miliardë i kanë nga nëntoka, jo nga bankat.
Pra, këto kulla i quan në stratosferë çmimet e apartamenteve.
Atëherë, më thoni rritje për qytetarin është kjo?
Kjo rritje është ndëshkim për qytetarin.

Të fundit