Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha mban një minutë heshtje për Gerti Bogdanin: Humbëm një përfaqësues të virtytshëm të PD-së

 Berisha mban një minutë heshtje për Gerti Bogdanin: Humbëm

Kryedemokrati Sali Berisha e ka nisur protestën e sotme me një minutë heshtje për Gerti Bogdanin, i cili humbi jetën papritur dy ditë më parë prej një arresti kardiak. 
"Të dashur miq, dje demokratët dhe qytetarët e Tiranës përcollën në banesën e fundit Gerti Bogdanin, njërin nga përfaqësuesit më të virtytshëm të qytetarisë së Tiranës, të PD-së, të rinisë shqiptare.
Ju ftoj ta nderojmë me një minutë heshtje kujtimin e ndritur, veprën e pavdekshme të Gerti Bogdanit.
I përjetshëm kujtimi i mikut tonë!", tha Berisha. 

Të fundit