Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha me të rinjtë e FRPD: Regjimi ka errësuar mundësitë dhe ëndrrat tuaja

Berisha me të rinjtë e FRPD: Regjimi ka errësuar

Kreu i PD, Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim virtual me gjimnazistë, studentë dhe votues për herë të parë të FRPD.

Ai tha se regjimi i qeverise Rama ka errësuar mundësitë dhe ëndrrat e rinisë. 

Berisha: Sivjet shkollat u hapën me 350 mijë nxënës të ulur në bankat e tyre. Nga 630 mijë që ishin ata 11 vite më parë. Kurë ndonjëherë në historinë e këtij kombi nuk ka ndodhur nëj përgjysmim dramatik siç ndodhi në një dekadë i të rinjve në Shqipëri.

Në qoftë se bëhet fjalë për ndërtimin e së ardhmes, ndërtimi i një të ardhme për një shoqëri dhe një vend është ëndrra e çdo të riu. Është tërësia e ëndrrave e të rinjve të këtij vendi dhe këtij kombi.

Por në fakt, shpesh ju dëgjoj të thoni që ky regjim ka vrarë shpresën. Më shumë se aq, ka vrarë ëndrrën. Ka vrarë ëndrrën, sepse ju, vajza dhe djem të mençur konstatoni se në vendin tuaj, në qytetin ku banoni është e pamundur të mendosh se mund të ndërtosh folenë e familjes, se mund të ndërtosh shtëpizën e projekteve tua, se mund të mendosh që me idetë, me mendimet, me studimet të ndërtosh në këtë vend një të ardhme të ndritur, një të ardhme që meriton.

Të fundit