Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjendet i vdekur në kamion 55-vjeçari në Korçë
Me shenja helmimi, disa banorë të Dibrës paraqiten në spital
Berisha: Mosbindja civile do të përshkallëzohet, koha e narkoshtetit perëndoi
Berisha thirrje Ramës: Duam qeveri teknike, reago! Mosbindja do çmontojë narkoshtetin
Berisha: Mercenarët skapistë duan t’ia veshin Berishës, firmën që Rama kishte hedhur në vitin 2008
Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot në një konferencë me gazetarët se SPAK kërkon t’ia veshë fajin e 2013-ës, liderit të opozitës, edhe pse firma për ndryshimin e zonës nga sportive në zonë banimi, është e Edi Ramës.
Teksa foli për akuzat e dosjes “Partizani”, kryedemokrati tha se SKAP është mobilizuar me urdhër dhe porosi të Ramës, për të fajësuar Berishën.
Berisha: Më tej, mercenarët skapistë shkruajnë se zoti Bektashi në kontratat me familjet pronare në vitet 2007 dhe 2008, mori përsipër ndryshimin e destinacionit të gjithë zonës së madhe dhe se këtë e realizoi Berisha, dëgjojeni mirë, në vitin 2013! Pra, Berisha e realizoi 6 vjet më vonë!
Njerëz, të cilëve lidhjet me krimin u kanë zhdukur çdo grimcë dinjiteti njerëzor, mund të shkruajnë një gjë të tillë.
Sepse këta kanë pasur në dosje dhe e kanë cituar vendimin e dhjetorit të vitit 2006, i cili nuk lejonte në mënyrë kategorike ndërhyrjen e qeverisë në asnjë nga projektet e qeverive vendore.
Gjykata, për hir të së vërtetës, në përputhje me Kushtetutën, vendoste se kjo çështje i përket vetëm gjykatave dhe jo ekzekutivit.
Ja këtu tek kemi dokumentin e firmosur nga Edi Rama në vitin 2008, për zonën e madhe, ndryshimin e destinacionit të kësaj zone nga zonë sportive në zonë urbane me shfrytëzim me intensitet të lartë.
Ja ku i keni firmat e 12 drejtorëve të Edi Ramës në vitin 2008, për ndryshimin e destinacionit të kësaj zone. Miratimin e studimit të studios zvicerane UrbaPlan. Ja ku keni edhe hartën, e cila ka firmën jo të Sali Berishës, por të Edi Ramës.
Pra, po të hapim aty keni zonën U12, e cila është zona që i ndryshohet destinacioni, zona e madhe.
Kështu që, në mënyrë që Altin Dumani, autori i pyetjes 1 milionëshe, që amniston vrasjet, i denoncuari Ymer Lala nga dëshmitari i drejtësisë, Altin Dumani nuk guxon...
Këta monstra të fëmijëve tanë, që kanë shndërruar Skapin, që kanë ndezur në Skap një luftë të egër çnjerëzore ndaj njëri-tjetrit, që kalojnë nga institicioni në institucion si hiena, me dokumente zyrtare të palejueshmne, me regjistrime telefonash, etj, për t’i mobilizuar në favor të vendimeve apo qëndrimeve të tyre, këta nuk kanë Kushtetutë, nuk kanë moral, ndaj dhe zbatojnë verbërisht porositë e Edi Ramës.