Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha në arrest shtëpie, Forza Italia: Sulm ndaj lirisë dhe demokracisë

Berisha në arrest shtëpie, Forza Italia: Sulm ndaj lirisë dhe

Deputetet e Forza Italia, Erica Mazzetti dhe Rosaria Tassinari, kanë shprehur kritika lidhur me situatën e kreut të opoztës, Sali Berisha, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së lirisë dhe demokracisë, si në Shqipëri ashtu edhe në vendet më të zhvilluara demokratike.

Në një takim të mbajtur në Parma, të organizuar nga përfaqësues të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Mazzetti theksoi marrëdhëniet e ngushta mes Italisë dhe Shqipërisë, duke përmendur bashkëpunimin e ngushtë mes ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi dhe Sali Berishës në vitet e tranzicionit pas rënies së komunizmit.

“Na bashkon dashuria për lirinë, besimi në demokraci dhe mbrojtja e dinjitetit njerëzor,” tha Mazzetti, duke theksuar se këto janë vlera që duhet të mbrohen në çdo kohë.

Nga ana e saj, Tassinari shtoi se e ndjekin me shpresë dhe interes përparimin e Shqipërisë drejt një ekonomie solide dhe liberale, duke mbështetur luftën e saj kundër korrupsionit dhe padrejtësive. Megjithatë, ato shprehën shqetësimin e tyre për situatën e ish-presidentit Berisha, i cili është në arrest shtëpiak për një akuzë korrupsioni që daton disa vite më parë.

Fatkeqësisht, edhe në demokracitë më të zhvilluara ndodhin praktika të tilla antidemokratike, të cilat duhet të luftohen dhe eliminohen,” theksuan deputetet e Forza Italia, duke përfunduar se ka një lidhje të fortë dhe afinitet mes popujve të Italisë dhe Shqipërisë, të forcuar nga kontributi i përbashkët në punë dhe arsim.

Të fundit