Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha në SPAK, Gjekmarkaj: Duan që opozita të shkojë me ‘gojën mbyllur’ në zgjedhjet e 2025

Berisha në SPAK, Gjekmarkaj: Duan që opozita të shkojë me

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se ndaj kreut të PD, Sali Berisha po bëhet padrejtësi sepse po mbahet sipas tij pa prova në ‘arrest shtëpie’.

Komentet Gjekmarkaj i bëri në Euronews Albania, ku tha se padrejtësia ndaj Berishës është organizuar nga pushteti në bashkëpunim me sistemin e drejtësisë.

Ai shtoi se dita e sotme ishte një ditë e trishtuar për drejtësinë, pasi sipas tij, po punohet që opozita të shkojë me ‘duar të lidhura’ e ‘gojë të mbyllur’ në zgjedhjet e vitit 2025.

“Duhet folur mbi atë çfarë Sali Berishës po i bëhet. Jo thjeshtë për valencën politike, si njeriu që i priu revoltave demokratike, si njeriu i NATO, Shqipërisë pa viza, por si një qytetar që goditet në mënyrë personale, ku shkelet Kushtetuta e vendit për t’i hequr liritë.

Kjo bëhet në një moment që Berisha është edhe kryetari i opozitës. Dot ka qenë një ditë e trishtuar për drejtësinë në Shqipëri. Ajo që ndodh me Berishën është kryekëput e padrejtë, një aleancë e fshehtë me pushtetin për ta çuar opozitën me duar të lidhura e gojë të mbyllur drejt procesit zgjedhor të 2025.

Foca e vullnetit të demokratëve është ajo që e mban në politikë Berishën, që e ka kthyer në parti atë. Sali Berisha është ai që mbetet dhe që përcakton lëvizjet politike të opozitës”, tha Gjekmarkaj.

Kujtojmë se ditën e sotme Berisha u paraqit në SPAK, ku Prokuroria e Posaçme i komunikoi zyrtarisht akuzat e ngritura ndaj tij, pas përfundimit të hetimeve.

 

Të fundit