Flash News
Arrestohet 45-vjeçarja durrsake me dy emra e akuzuar për trafik dr*ge
Gjendet i vd*kur i moshuari në Fier, dyshohet për vetëv*asje
Kishte dalë për të kullotur bagëtitë e imta, humb jetën 55-vjeçarja në Pukë
Ligji i ri i Ramës, Berisha: U bëj thirrje pedagogëve dhe studentëve të mbrojnë lirinë akademike
Aksident në Korçë, makina përfundon në kanal, lëndohet shoferi
Berisha në SPAK, ironia e Lelës: Më në fund u formulua akuza për një ‘krim intelektual’
Drejtori i Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në PD, Alfred Lela, në Neës24, ka komentuar komunikimin e akuzës nga SPAK ndaj kreut të demokratëve, Sali Berisha.
Lela tha me ironi se më në fund Prokuroria Speciale paska formuluar një akuzë për një “krim intelektual”.
Lela tha se jetojmë në epokën e qeverisë së Edi Ramës ku pronarë nuk janë ata që kërkojnë të marrin tokën e tyre, por e marrin ata që shpallen “investitorë strategjikë”.
“Në rastin Berisha kanë marrë pronën, pronarët e ligjshëm. Sali Berisha nuk ka asnjë firmë në asnjë dokument që lidhet me privatizimin e kompleksit Partizani. Aty ka firmën Edi Rama, Erion Veliaj dhe Lulzim Basha, por hetohet Sali Berisha”, tha Lela.
Në vijim ai u shpreh se 8 muaj pas arrestit shtëpiak, iu komunikua një akuzë, në vijim të një procesi që synon për të shmangur, burgosur, kryetarin e opozitës shqiptare.
“Masa është marrë si shfryrje inati, amatorizëm. SPAK ka shkelur ligjin, ndryshe ka vepruar me ministra dhe eksponentë të PS-së”, tha Lela.
Ai tha se qëllimi i SPAK është të dëmtojë PD-në duke sulmuar dhe goditur Sali Berishën.
“I dëmtuari i madh, viktima, martiri, dëshmori është Sali Berisha pasi është ai në përndjekje prosekuriale dhe politike. Qëllimi ishte të goditej PD përmes Sali Berishës. Qëllimi ishte të goditej aktori më i madh i komunikimit në një forcë politike, të goditej koka”, tha Lela.