Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Në Strasburg denoncuam me fakte dhe dokumente narko-shtetin e Ramës

Berisha: Në Strasburg denoncuam me fakte dhe dokumente narko-shtetin e

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se gjatë qëndrimit të tij në Strasburg ku mori pjesë në Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka denoncuar me forcë situatën që, sipas tij, po kalon Shqipëria, duke e cilësuar vendin si një “narko-shtet” dhe një “diktaturë autoritare”.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se ditët e qëndrimit në Strasburg u shfrytëzuan për të paraqitur fakte dhe dokumente mbi atë që ai e përshkroi si një situatë dramatike në Shqipëri, në seancat plenare të Asamblesë Parlamentare dhe në takimet e grupit parlamentar të Partisë Popullore Europiane.

Berisha: U ktheva mbrëmë pas një qëndrimi si anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe një aktiviteti intensiv në tempullin e demokracisë evropiane. Ditët e qëndrimit në Strasburg u përdorën për dënimin me forcën më të madhe, për paraqitjen e fakteve, dokumenteve mbi situatën dramatike në narko-shtetin e Shqipërisë. Diktaturën autoritare në Shqipëri!

Në grupin parlamentar të Partisë Popullore, në seancat plenare të Asamblesë Parlamentare, siç mund t’i keni ndjekur, paraqitëm rrezikun e madh që organizata kriminale qeveri shqiptare, e kryesuar nga Edi Rama paraqet jo vetëm për shqiptarët, por paraqet për mbarë Europën.

Ne, informuam dhe paralajmëruam të pranishmit se Edi Rama përbën një rrezik madhor për vendet e tyre pasi ai është padrino sot i karteleve më të fuqishme të drogës në Europës, të cilat eksportojnë drejt Europës, zënë vendin e parë në eksportin drejt Europës të marijuanës, janë aksionerët më kryesorë në tregun e kokainës dhe heroinës.

Janë transportuesit më kryesorë të drogës nga Amerika Latine në portet e kontinentit evropian dhe kanë për porte të lira të gjitha portet e Shqipërisë.

Informuam për qindra e qindra leje, hotele, resorte turistike, kulla korrupsioni dhe droga të dhëna pas zgjedhjeve të 11 majit nga Edi Rama si shpërblim për pjesëmarrjen e gjerë të tyre në zgjedhje.

Të fundit