Flash News

Ditari i Opozitës

Skualifikimet nga gara për kreun e RTSH-së, Zhupa: Çmenduri, Këshilli Drejtues shpik rregulla që nuk ekzistojnë

 Skualifikimet nga gara për kreun e RTSH-së, Zhupa: Çmenduri,

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka reaguar pas skualifikimeve nga gara të kandidatëve për drejtues të RTSH-së dhe kalimin në fazën e dëgjimit vetëm të Aurora Polos dhe Jetmir Shpuzës.

Në rrjetet sociale, Zhupa shkruan se Këshilli Drejtues i RTSH-së skualifikoi nga gara kandidatët që plotësojnë kriteret dhe shpiku rregulla që nuk ekzistojnë. 

Ajo shton se nëse rryma brenda Këshillit kanë frikë nga vota e fshehtë gjatë garës dhe nxjerrin metoda skualifikuese extraligjore ky është problem serioz për garën dhe ligjshmërinë e RTSH.  

"Cmenduria e Këshillit Drejtues së RTSH, skualifikon nga gara kandidatët që plotësojnë kriteret!

Këshilli Drejtues shpik rregulla që nuk ekzistojnë, skualifikon 8 kandidat që plotësojnë çdo kriter ligjor duke shkelur ligjin.
Nuk ekziston në ligj votim për tu futur apo jo në votim!!! Thjesht garë dhe votim për të zgjedhur drejtorin mes atyre që plotësojnë kriteret ligjore!
Ku e kanë gjetur në ligj metodën e skualifikimit kur plotëson kriteret ligjore? Skualifikimi eshte kur nuk plotëson kriteret, ndryshe je në garë.
Me vendim antiligjor skualifikohen:
Laureta Roshi
Kliton Rama
Floriana Paskali
Eni Vasili
Harilla Koçi
Enrik Mehmeti
Flamur Buçpapaj
Ermal Hoxha
Të 8 duhet të jenë në garë sipas ligjit bashkë me dyshen Polo- Shpuza që kaluan “votimin”.
Cdo anëtar i Këshillit në të drejtën e vet mund të votoj një kandidat kë preferon sipas platformës dhe aftësive por ska asnjë të drejtë skualifikuese nga gara kur plotësohen kriteret ligjore. Thjesht mos e voto per drejtor!
Ligji i njeh të drejtën e zgjedhjes me votë të fituesit, jo të skualifikimit me votë të atyre që plotësojnë kriteret ligjore.
Fjala bie, si mund të skualifikosh nga gara Eni Vasilin? Cfarë kriteri ligjor nuk plotëson? Marr Enin se është figurë më e njohur publike por secili nga 8 të skualifikuarit vlen e njëjta llogjikë.
Nëse rryma brenda Këshillit kanë frikë nga vota e fshehtë gjatë garës dhe nxjerrin metoda skualifikuese extraligjore ky është problem serioz për garën dhe ligjshmërinë e RTSH!", shkruan Zhupa. 

Të fundit