Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha ‘non grata’, Gjekmarkaj: Aksident! Politikani më properëndimor, ka afruar Shqipërinë nga Lindja në Perëndim

Berisha ‘non grata’, Gjekmarkaj: Aksident! Politikani më

Deputeti fitues në zgjedhjet e 25 prillit, Agron Gjekmarkaj e ka cilësuar një aksident vendimin e DASH për shpalljen e ish kryeministrit Sali Berisha ‘non grata’ për korrupsion.

I ftuar në Neës 24, Gjekmarkaj thotë se Berisha është politikani më properëndimor që e ka afruar Shqipërinë nga Lindja në Perëndim.

“Unë kam folur, jam deputet i zgjedhur i PD. Qasje personale, nuk ka vendim poltiik në PD për të mos folur për Berishën. Po të kishte nuk do flisja. Por unë do flas se jam person i lirë. Mendimin tim do e them për një ngjarje.

 E kam dhënë mendimin për vendimin për Berishën, e kam quajtur aksident. Të tjerët është çështje etike. E quaj një aksident në tërësi sepse kam respekt për Sali Berishën si qytetar, pedagog, njeri i angazhuar, për kontributin e tij 30 vite.

Është politikani më properëndimor që e ka afruar Shqipërinë nga Lindja në Perëndim. Jam në pritje të transparencës ng DASH. Do uroja të ishte një aksident dhe Berisha të çlirohej nga çdo akuzë”, u shpreh Gjekmarkaj.

 

Të fundit