Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Opozita do të shkojë deri në qëndresën ekstreme

Berisha: Opozita do të shkojë deri në qëndresën

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se opozita do të shkojë deri në qëndresën ekstreme për të rifituar të drejtën e saj kushtetuese.

Ai shtoi se Rama i frikësuar nga demokratët, lëviz me batalione policësh dhe ushtarësh.

"Rama ka një tmerr këto kohë, është i tmerruar, i frikësuar shumë. Po ta shikoni ju, ai lëviz me batalione policësh dhe ushtarësh mbrapa. Por këto janë punët e tij, nuk më intereson mua seç ka ai. Mua më intereson se ne jemi të vendosur, absolutisht deputetët e opozitës janë të vendosur të shkojnë gjer në qëndresën ekstreme për të rifituar të drejtat e tyre kushtetuese", tha Berisha.

Të fundit