Flash News

Ditari i Opozitës

Përplasjet në Kuvend, Berisha: Socialistët mos marrin rolin e provokatorit

Përplasjet në Kuvend, Berisha: Socialistët mos marrin rolin e

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit në Kryesinë e Kuvendit, kryedemokrati Sali Berisha ka folur për mediat ku ka komentuar edhe përplasjen e ndodhur dje në Kuvend mes deputetit Bledion Nallbati dhe Vullnet Sinës.

Berisha i bëri thirrje socialistëve të mos marrin rolin e provokatorit. Kryedemokrati u shpreh se opozita po protestonte ndërsa Vullnet Sina shkeli të drejtën e tyre.

Berisha: U kërkoj deputetëve socialistë. Mos merrni rolin e provokatorit. Të respektoni protestën. Mos të ndodhë si dje, që ne protestonim ata merrnin fjalën, që të zhurmonin protestën. Kjo i turpëron. Ne po protestojmë për problemet më të drejta.

Sina nuk mund të merrte fjalën kur opozita ishte në protestë. Ai nuk u godit. Pati përplasje fizike se u vërsul drejt tij. Ky jo vetëm e shkeli moralisht, ky mori fjalën. Ky nuk ishte polic, është deputet. Nuk mund të prishë protestën e opozitës.

Të fundit