Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
“Cënon lirinë akademike”: Rektorët kundërshtojnë projektligjin për Shkencën
Alarm për bombë pranë ambasadës serbe në Tiranë
Marrëveshja me Italinë/ Niset anija e parë me emigrantë drejt Shqipërisë
Begaj kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin për “Inspektimin”: Nuk ka konsultim publik
Berisha: Opozita ka vetëm një synim, rrëzimin e Edi Ramës
Kreu i PD-së, Sali Berisha thotë se synimi i vetëm i opozitës është rrëzimi i Ramës dhe fitorja mbi narkoshtetin dhe të bashkihen me të gjithë ata që pranojnë këtë objektiv.
Berisha tha se shqiptarët duhet të ndjejnë forcën e PD, një partie që sipas tij, pasi përmbysi diktaturën, u shndërrua në lokomotivën e madhe të integrimit të Shqipërisë në NATO, në Këshillin e Evropës dhe në BE.
Fjala e Berishës:
Shqiptarët janë të frikësuar. U duhet siguri. Vriteni frikën dhe nxirreni çdo grupim të
Shqiptarët janë të frikësuar. U duhet siguri. Vriteni frikën dhe nxirreni çdo grupim të shtypur në protesta të qëndrueshme.
Edi Rama nuk përballon dot kurrë një popull të tërë në këmbë.
Shqipëria në këmbë, ky do jetë motivi ynë.
Vendosni të parën kauzën që do ndiqni.
Filloni protestën dhe hidhuni në sulm kundër narkoshtetit.
Të shohin shqiptarët forcën e PD, forcën e partis që pasi përmbysi diktaturën, u shndërrua në lokomotivën e madhe dhe të vërtetë integrimit të Shqipërisë në NATO, në Këshillin e Europës, në BE.
Të sigurt të jeni ju se sapo të ndizet protesta dhe shqiptarët të ngrihen, luani do zgjohet.
Të gjithë shqiptarët do i kemi në shesh se situata është aty ku nuk mban më miqtë e mi.
Shqiptarët kanë gëlltitur këto 11 vite, gjëra të pagëlltitshme.
Shqiptarët janë gati për revoltë.
Të dashur demokratë, kemi 600 mijë votues që na kanë mbështetur në ditët më të zeza, në ditët më të vështira të historisë së demokracisë.
Opozita nuk ka luksin të ketë pretendime se nuk bashkohem me këtë apo atë.
Ajo ka vetëm një objektiv: rrëzimin e Edi Ramës, fitoren mbi narkoshtetin dhe bashkohet me të gjithë ata që bashkohen në këtë objektiv.
Prandaj miq, mos harroni se kush jeni.
Jeni PD, forca më e madhe demokratike opozitare e vendit, tha Berisha gjatë tubimit qytetar .