Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha paralajmëron “kryengritje të fuqishme paqësore”: Nuk mposhtemi kurrë nga narkokratura

Berisha paralajmëron “kryengritje të fuqishme


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbuluar skenarin e protestës së sotme, duke e cilësuar atë si një “kryengritje të fuqishme paqësore” kundër asaj që ai e quan narkokraturë.

I pyetur nëse protesta do të jetë e vazhdueshme apo e kufizuar në kohë, Berisha deklaroi se ajo synon të përcjellë një mesazh të fortë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në qendrat kryesore ndërkombëtare.

“Skenari i protestës është skenar i një kryengritjeje të fuqishme paqësore që do të përcjellë sot, më shumë se kurrë, në vatrat e të gjithë shqiptarëve, por edhe në Bruksel, Uashington, Berlin dhe qendra të tjera kryesore, se ne nuk mposhtemi kurrë nga një narkokraturë,” u shpreh Berisha.

Ai theksoi se opozita është e vendosur të mbrojë vlerat themelore që, sipas tij, ndajnë njerëzit e lirë në Shqipëri dhe në botë, duke e lidhur protestën me zhvillimet e fundit politike.

Sipas Berishës, protesta zhvillohet pas asaj që ai e quan dështim të fazës së parë të “grushtit të shtetit” dhe nisjes së menjëhershme të një faze të dytë nga kryeministri Edi Rama. Ai përmendi gjithashtu reagimet ndërkombëtare, duke folur për një “karton të zi” të nxjerrë në Bruksel ndaj qeverisë shqiptare.

Në këtë kontekst, Berisha bëri thirrje për angazhim të gjerë të shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, duke e cilësuar kontributin e diasporës si jetik dhe vendimtar.

“Ftoj shqiptarët kudo që janë të organizohen për protestat më të fuqishme që janë zhvilluar ndonjëherë para përfaqësive të narkoshtetit në vendet ku jetojnë,” deklaroi ai.

Sipas tij, këto protesta janë të domosdoshme në një moment që ai e cilëson kritik, duke akuzuar kryeministrin Rama për shkelje të ligjit, standardeve dhe normave morale.

Të fundit