Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha paralajmëron policinë: Për çdo protestues të lënduar, do të mbahet përgjegjësi edhe pas 30 vitesh

Berisha paralajmëron policinë: Për çdo protestues të

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka paralajmëruar policinë se për çdo proytestues që mund të lëndohet nesër gjatë protestës, do të kërkohet përgjegjësi edhe pas 30 vitesh.

Berisha kërkoi që Policia e Shtetit të mbajë qëndrim korrekt dhe i bëri thirrje punonjsëve të SHIK-ut të qëndrojnë larg turmës.

"Parlajmëroj policinë të mbajë qendrimin më korrekt, çdo protestues i lënduar do të konsiderohet i persekutuar politik dhe persekutori i tij do përgjigjet dhe pas 30 vitesh. Paralajmëroj policinë dhe punonjësit e SHIK-ut të kenë shumë kujdes dhe të mos futen fare në turmë.

Edi Rama po e shkatërron atë institucionin. Ky këshilltari i Edi Ramës që shkon aty po shpërbën institucionin. Një nga aktete e para të këtij, ka shpërbërë njësinë anti-drogë dhe ka transferuar shefin e anti-terrorit në konflikt të hapur interesi", deklaroi Berisha.

 

Të fundit