Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha tregon “prapaskenat” e skandalit McGonigal: Rama detyroi ministren të shkojë në Vjenë për Tom Doshin

Berisha tregon “prapaskenat” e skandalit McGonigal: Rama detyroi

Kryedemokrati Sali Berisha ka sjellë detaje të reja nga skandali ‘Rama-McGonigal’.

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha deklaroi se Rama e ka angazhuar ish-zyrtarin e FBI-së për Tom Doshin dhe Vangjush Dakon.

Berisha risjell një episode ku kryeministri ka detyruar ministren e Drejtësisë asokohe, Etilda Gjoni, të shkojë në Vjenë në një hetim që pretendonte se u organizua nga vetë Doshi, por që në fakt e bëri qeveria.

“Tani dimension tjetër i aferës McGonigal, ky mashtrues ordiner, ky mashtrues amoral që u tha shqiptarëve se, sa e kam pritur një herë në zyrë dhe më dërgoi një sms dhe ishte një shoqërues me të, ky së pari e ka angazhuar këtë për Tom Doshin dhe Vangjush Dakon.

Ka angazhuar ministrat e tij dhe së bashku me Tom Doshin, ose Vangjush Dakon, por Toma ka qenë në Vjenë, ai kundër dëshirës së saj, ka urdhëruar dhe ka nisur Etilda Gjonin, ministre të Drejtësisë. E sigurtë, në një aktivitet kryekëput në shkelje të vendit dhe ligjeve të SHBA.

Etilda Gjoni nuk është as hetuese, as prokurore, as gjykatëse. Ajo nuk kishte asnjë motiv që të nisej, sepse Toma paguante 5 milionë euro për hetim, McGonigalit, për të hetuar gjoja atentatin që gjoja i kishin organizuar.

Pra hetimi në Vjenë, nuk u organizua nga Toma, por u organizua nga qeveria për Tomën, me qëllimin që njeriun që kishte zgjedhur për president, ta akuzonte për vrasës. E keni parasysh se çfarë i thoshte Durim Bami, Tomës, që më ka thirrur Ilir Meta dhe më ka bërë këto e këto.

Pra edhe në këtë aspekt, Edi Rama ka kryer një krim të shëmtuar. Nuk ka dashur të shkojë ministrja, të jemi të hapur këtu. Përkundrazi i ka bërë të qartë që kjo nuk është detyra e ministrit. Të dërgojmë prokurorë, por Edi Rama ka dërguar ministren.

A ka marrë pjesë në pyetje ministrja, a ka marrë pjesë në proces, kjo është histori e turpshme, ky është shteti i bandave, i banditëve”, deklaroi Berisha.

Të fundit