Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha paralajmëron protesta: Pas dokumentimit të farsës fjalën do e marrë populli

Berisha paralajmëron protesta: Pas dokumentimit të farsës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar këtë të martë protesta.

Në një konferencë për mediat, pasi publikoi të tjera prova nga manipulimet që janë bërë në zgjedhje Berisha deklaroi se pas dokumentimit të farsës zgjedhore fjalën do e marrë populli opozitar. 

Deklarata e plotë e Berishës

Unë deklaroj? Po më thuaj ti që flet që nuk janë farsë.
Atë e ka marrë vesh e gjithë bota që janë farsë.
A e more vesh që në raportin që u miratua në Këshillin e Europës nga delegacioni që vëzhgoi zgjedhjet,

Rekomandimi thotë në Shqipëri të ndahet partia nga shteti.
Tani, për çdo njeri që ka minimumin e njohurive elektorale, ky rekomandim do të thotë se zgjedhjet janë zhvilluar në kushtet e partisë shtet dhe se në kushtet e partisë shtet nuk ka zgjedhje, por ka farsë..
..Tani, siç e shihni jemi në kushtet e një farse të pashembullt elektorale në 32 vite.

Besoj se kemi arritur të dokumentojmë dhe po dokumentojmë çdo ditë për shqiptarët dhe institucionet ndërkombëtare dhe partnerët tanë farsën e shëmtuar.
Pastaj fjalën do e marrë populli opozitar dhe demokratët.
Kjo është...

Ajo është një çështje që ka të bëjë, ai nen ka të bëjë kur zhvillohen zgjedhje dhe jo kur zhvillohet farsë elektorale.
Në kuptimin që farsat nuk mund të përdoren për mekanizma antiopozitë në një kohë kur ato janë mekanizma thelbësorë antidemokratike.
Besoj se e ke të qartë, janë për përmbysjen e sistemit demokratik.

Të fundit