Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha paraqitet sot në SPAK, opozita dhe qytetarët protestojnë

Berisha paraqitet sot në SPAK, opozita dhe qytetarët protestojnë

Lideri i opozitës, Sali Berisha do të paraqitet sot në SPAK për t’u njohur zyrtarisht me akuzat ndaj tij në dosjen “Partizani”. Berisha do të mbërrijë në Prokurorinë e Posaçme në orën 12:00.

Prej dhjetorit 2023, Berisha qëndron në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Akuza do t’i komunikohet edhe Jamarbër Malltezit, i cili do të mbërrijë në SPAK në orën 14:00. Ky i fundit po ashtu, qëndron në arrest shtëpie.

Para SPAK do të ketë edhe protestë nga opozita e mbështetësit e saj për të kërkuar lirimin e liderit demokrat. Protesta do të mbahet në orën 12:00, kur Berisha të mbërrijë.

Të fundit