Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha për 3 marsin: Balla tregoi se ka ndërhyrë në gjykatë, protesta s’ka lidhje me vendimin

Berisha për 3 marsin: Balla tregoi se ka ndërhyrë në

Është mbyllur protesta e opozitës për sot, duke pritur deri në 3 mars ditë kur do të mbahet protesta e radhës, por njëherazi edhe zhvillohet gjyqi për çështjen e PD-së në Gjykatën e Apelit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi nga selia blu se protestat do të vazhdojnë deri në largimin e Edi Ramës, teksa theksoi se nuk mund të quhet kryeministër një njeri që paguan kundërzbuluesin e SHBA-ve kundër opozitës.

"Tentoi të shkatërronte opozitën dhe ka rekrutuat me korrupsion partnerit tonë të madh kundërzbuluesin në një akt anti-SHBA e anti NATO. Ky akt dhe mbrojtja që po i bën pseudo mazhoranca tregon se kemi të bëjmë me një forcë politike dhe një kryeministër që mbron me çdo çmim e kusht pushtetin e interesat e Putinit dhe Putinit të vogël në Beograd. Protestat do vijojnë deri në largimin e Ramës. Nuk mund të quhet kryeministër ai që paguan kundërzbuluesin e botës ndaj opozitës", tha ai.

I pyetur për protestës e 3 marsit, Berisha tha se nuk ka asnjë lidhje me vendimin e gjykatës. Kryedemokrati u shpreh se protesta lidhet me Ramën dhe kërkesën për largimin e tij nga qeveria.

"E shpalli Balla sot, ai tregoi që ka ndërhyrë në gjykatë. Revolucioni, është revolucion. E them haptaz këtu protesta e 3 marsit nuk ka lidhje me vendimin e gjykatës. Ne nuk do i lejojmë vetes kurrë që një trup prej 3 vetash ta bëjmë objekt, ka lidhje strikt me Ramën me të gjithë vuajtjet, vjedhjet, dhunimet, që ka bërë shqiptarëve", deklaroi Berisha.

Të fundit