Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha përshëndet protestuesit e Thumanës: Të ngrihemi për shpëtimin e Shqipërisë!

 Berisha përshëndet protestuesit e Thumanës: Të ngrihemi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur banorët e Thumanës të cilet protestuan sot para parlamentit, dlidhur me aksin e ri Thumanë-Kashar.

Në fjalën e tij gjatë tubimit qytetar te ‘Rruga e Shpresës’, Berisha i bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen në këmbë për shpëtimin e Shqipërisë.

Berisha: Të dashur miq, një përshëndetje të përzemërt ju, përshëndetje të përzemërt qytetarëve që protestuan sot para parlamentit, shqiptarëve kudo që janë, që reagojnë me revoltë ndaj këtij regjimi anti-shqiptar, ndaj këtij regjimi që sundon në aleancë me krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë.

Sot ftoj çdo shqiptar, çdo qytetar të këtij vendi të shtrojë vetes disa pyetje dhe të vendosë mbi bazën e përgjigjeve, të ngrihet në këmbë për shpëtimin e Shqipërisë.

A ka sot qytetar me votë të konfiskuar, me lirinë e votës të konfiskuar, të kontrolluar, të vjedhur, të grabitur. Me krimin që shndërrohet në votë dhe votën që shndërrohet në krim si në Shqipëri. Në asnjë vend tjetër, dhe lidhur me këtë a ka të ardhme një vend pa votën e lirë?

Të dashur miq, në 45 vite diktaturë, ne pa votën e lirë ecnim prapa në thellësitë e prapambetjes së kohës, dhe sapo përmbysët diktaturën përsëri të mbërthyer nga dhimbjet e urisë, skamjes dhe mjerimit, u derdhëm në detra dhe në dhera tjera për të shpëtuar.
Brenda vendit vendit ne varfërohemi gjithnjë e më shumë, sepse ata që na marrin votën, na marrin pasuritë kombëtare, fondet publike, dhe ne bëhemi gjithnjë e më të varfër.

Sistemi ynë, shërbimet tona publike rrënohen me shpejtësi.

Të fundit