Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha pret deputeten italiane: Forza Italia të jetë një avokat i demokracisë në institucionet ndërkombëtare

Berisha pret deputeten italiane: Forza Italia të jetë një avokat

Kreu i PD-së, Sali Berisha, priti sot në selinë blu deputeten e Forza Italia, Erica Mazzetti.

Berisha shkruan në rrjetet sociale se diskutimet mes tyre u fokusuan në zhvillimet e fundit politike, veçanërisht në lidhje me procesin elektoral të 11 majit, të cilin Berisha e cilësoi si një farsë të paprecedentë.

Palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për rikthimin e rendit demokratik dhe lirisë së votës në vend, duke nënvizuar rolin që Forza Italia mund të luajë si zë i fuqishëm në institucionet europiane.

"Takim me miqtë, Deputeten e Forza Italia, Erica Mazzetti
Të dashur miq,
Pata kënaqësinë të pres në zyrë miqtë e mirë dhe të kahershëm të mi dhe të Partisë Demokratike, Erica Mazzetti, deputete e Forza Italia, si dhe koordinatorin e PD-së për Italinë, Bardhok Doda koordinator per Forza Italia, së bashku me Dritan Beqirin dhe Lindita Bimin.
Në takim morën pjesë gjithashtu zyrtarët e PD-së, Agron Gjekmarkaj, Belind Këlliçi dhe Enri Çeno.
Diskutuam gjerësisht për farsën elektorale të 11 majit dhe për punën e madhe që po bëjnë strukturat e Partisë Demokratike për të identifikuar dhe faktuar këtë manipulim të pashembullt.
Theksuam domosdoshmërinë që Forza Italia të jetë një zë i fuqishëm dhe avokat i demokracisë shqiptare në institucionet ndërkombëtare, duke mbështetur kauzën tonë për rivendosjen e rendit ligjor dhe lirisë së votës në Shqipëri.
Demokratët dhe miqtë tanë evropianë janë të bashkuar për të ndalur autokracinë dhe për të rikthyer shpresën e demokracinë në vend.
Takimi ishte i frytshëm dhe inkurajues", shkruan Berisha. 

Të fundit